Këngëtarja e njohur Fjolla Morina vazhdon me bëmat e saj. Nga një seancë gjyqësore të mbajtur më parë, këngëtares iu dha masa e ‘arrest shtëpie’, por sigurisht që bukuroshja kosovare nuk mund të rrinte për shumë gjatë e ‘karantinuar’ për herë të dytë dhe e theu masën e sigurisë duke u larguar në një drejtim të paditur më 20 janar të këtij viti, duke e bërë atë një person të kërkuar nga autoritetet e shtetit.
Kjo gjë duket se nuk e shqetëson pothuajse fare këngëtaren pasi pavarësisht situatës ajo ka qenë shumë aktive nëpër rrjete sociale duke publikuar foto e video të ndryshme, si edhe është parë duke lëvizur nëpër Kosovë me të afërmit e saj.
Ndërkaq ditën e sotme, Gjykata e Kukësit, në një seancë ku Fjolla nuk ka qenë prezente, ka dhënë vendimin që të kthejë këngëtaren nga arrest shtëpie në arrest me burg. Pas marrjes së lajmit Fjolla na befason me reagimin e saj nëpërmjet një video në Insta Story, tek e cila ajo ishte krahë partnerit, Fisnik Syla dhe një mikesheje, e dukej në një formë të mrekullueshme.