Këngëtarja Fjolla Morina ka disa muaj që është në qendër të vëmendjes dhe shkak janë disa postime që ajo ka bërë në rrjetet e saj sociale.
Fjolla është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe “live” në “Instagram” dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj. Akuza shpesh dhe vazhdimisht ka bërë edhe për këngëtaren Morena Tarakun. Sipas Fjollës, Morena është e përfshirë ‘në një krim të organizuar’ duke përmendur edhe emra të tjerë. Lidhur me këto deklarata mjaft të forta të Fjollës ka reaguar së fundmi Morena Këngëtarja ka bërë një postim në “Instastastory” ku shkruan:
Zot na ruaj mendtë e kokës
E pas deklaratave të saj të forta, ofendimeve në rrjete sociale, së fundmi Fjolla na ka habitur sërish duke zbuluar se ka hequr përfundimisht dorë nga dy bizneset e saj me veshje të firmave të ndryshme luksoze, por duke mos zbuluar arsyen që e çoi në këtë vendim.