Showbiz

Fjalimi mbresëlënës i Jennifer Lopez në “Billboard Women In Music 2020”

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez së fundmi ishte pjesë e “Billboard Women In Music 2020”. Përpos profesionit si këngëtare, Lopez është edhe aktore, producente dhe sipërmarrëse, ku fjalimi i saj ishte tepër mbresëlënës.

Ajo përfitoi nga momenti që përmes një video mesazhi të falenderonte të gjithë artistët që kanë punuar me të, normalisht pa lënë mënjanë edhe familjen e saj.

Ajo veçoi të fejuarin e saj, Alex Rodriguez dhe katër fëmijët midis marrëdhënies së tyre dhe secilës nga martesat e tyre të mëparshme.

“Sigurisht që unë dua të falënderoj familjen time të bukur që ishin për turne me mua, më mbështetën që të jem artistja që jam”, – tha 51 -vjeçarja.