Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.
Por, këtë herë nuk do të flasim për këtë, por për një tjetër anë të sajën shumë të ndjerë. Siç dihet tanimë bukuroshja është një dashamirëse e katërputroshave pasi herë pas here ndan në rrjete sociale foto të tyre, por së fundmi një fatkeqësi shumë e madhe i ka ndodhur Morenës, që besojmë kushdo që ka një kafshë shtëpiake e kupton. Këngëtares i ka ngordhur qeni i saj që prej disa vitesh ka qenë me bukuroshen dhe postimet me dedikime per ‘vogëlushin’ e saj të ndjerë janë tejet prekëse.
Fluturo tani, por të lutem vazhdo të qëndrosh pranë meje
E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Prej muajsh, bukuroshja është dyshuar se mund të jetë në një lidhje dashurie dhe kjo nisur nga postimet e saj që dukeshin shumë si dedikime në rrjete sociale. Mirëpo, më i fundit, i postuar disa ditë më parë nga Morena na bën të mendojmë se gjërat në këtë pjesë nuk po shkojnë dhe aq mirë.