Celebrities Gossip Showbiz

“Fjalët i merr era…”/ Çfarë tha Ilnisa për deklaratën e babait të Meritonit?

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Babai i Meritonit ishte i ftuar në emisionin “Cherry on top” dhe është shprehur gjatë intervistës për lidhjen e djalit të tij se çdo gjë që ka bërë Meritoni e kanë parë në kuadër të lojës. Ilnisa është përgjigjur për këtë deklaratë.

Ronaldo Sharka: Deklaratën e babit të Meritonit, zoti Sami e keni parë në “Cherry on Top”?

Ilnisa: Padyshim që e pashë, por nuk është se kam ndonjë koment specifik. Por di të them që dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era.

 

Ilnisa Agolli ka publikuar një foto në rrjete sociale ku duket e shtrirë në prehërin e Meritonit. Mbi postim ajo ka nënshkruar një emoji me zemër. Çifti e nisi romancën brenda në shtëpi dhe romanca e tyre vazhdoi edhe kur Ilnisa u eleminua nga shtëpia dhe si duket marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë edhe jashtë shtëpisë së BBV3.