Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët emocionuese të Daniel Craig për largimin nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth!

Ylli i James Bond, Daniel Craig, ka thënë se do t’i mungojë shumë Mbretëresha në një homazh emocionues, pasi u njoftua se ajo kishte vdekur të enjten pasdite, në moshën 96-vjeçare në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral.

Aktori, 54 vjeç, i cili luajti së bashku me Mbretëreshën Elizabeth II në skenën 007 për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër 2012, iu bashkua yjeve të shumtë për të ndarë pikëllimin e tyre pas lajmit të trishtuar. Daniel tha:

Unë, si shumë të tjerë, u pikëllova thellësisht nga lajmi sot dhe mendimet e mia janë me familjen mbretërore, ata që ajo donte dhe të gjithë ata që e donin atë. Ajo lë një trashëgimi të pakrahasueshme dhe do të na mungojë thellësisht.

Aktori iu bashkua një mori yjesh që kujtonin Mbretëreshën, duke përfshirë Simon Cowell, Sir Mick Jagger dhe Paul McCartney. Si dhe personazhet e famshëm, institucionet britanike të artit dhe argëtimit, përfshirë BBC dhe Bafta, reflektuan të gjithë mbi ndikimin që monarkja ka pasur në vend.

Shtatorin e kaluar, Daniel i tha prezantueses së radios në BBC, Zoe Ball, se si Mbretëresha madje improvizoi teksa ai lavdëroi aftësitë e saj të aktrimit në skenën e tyre të James Bond për Lojërat Olimpike të Londrës.