Sa prej nesh nuk përdorin fjalë të pista? Të shash është e natyrshme, madje shumë çliruese; ndaj ndodh që në fjalorin e gjuhës që përdorim çdo ditë fjalët që dikur na dukeshin turp gjithmonë e më tepër përdoren lirisht. Liberalizimi i fjalëve të pista është pjesë e emancipimit të shoqërisë. Edhe në televizionet tona kur dikur të thoje fjalën ‘m*t’ ishte e tepërt – tani gjen tituj me fjalën Ku*vë, dhe nuk do të jetë e largët dita kur fjalët respektive në shqip të F*ck të përdoren për një audiencë më të gjerë – duke mos u quajtur më aq ‘turp’.
“Netflix” dhe Nicolas Cage e bën këtë me 6 fjalët më të përdorura të sharjeve në gjuhën angleze në një mini serial të quajtur ‘History of Swear Words’, duke shpjeguar historinë se si ato filluan të përdoren, si dhe kur morën kuptimin që kanë sot dhe si u liberalizuan.
F*ck, Sh*t, Bitch, D*k, Pu*y, Damn janë fjalë që i dëgjojmë rëndom në seriale, filma, këngë dhe të gjitha kanë historinë e tyre shumë interesante të evoluimit të servirur nga gjuhëtarë, komedianë dhe njerëz të zakonshëm.
Një nga të shumtët seriale “pa impenjime” – ‘History of Swear Words’ do t’ju mbushë 20 minutat e pushimit në punë, dhe do t’ju bëjë të mendoni për ‘sa bukur do qe sikur ta dinim edhe ne burimin e fjalës L*qe’.
Edhe pse shumica e kritikave të këtij prodhimi nuk janë aq dashamirëse duke theksuar kryesisht faktin që përmbajtja nuk i rri staturës dhe karizmës së Nicolas Cage, nëse jeni ndopak kurioz jepini një shans – Nuk do t’ju marrë shumë kohë m*tin…