Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët e Morenës për të atin janë ato që çdo prind do të donte t’i dëgjonte!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Por, këtë herë nuk do të flasim për këtë, por për një tjetër anë të sajën shumë të ndjerë. Siç dihet tanimë bukuroshja nuk e ka nënën e saj, për të cilën nuk ngurron kurrë të shprehë mallin e madh që ka në rrjete sociale. E padyshim që Morena është shumë e lidhur me të atin dhe këtë na e tregon shpesh në Instagramin e saj.

Së fundmi, babai i saj ka marrë pjesë në një film si aktor dhe padyshim që mbështetja më e madhe e tij nuk mund të jetë kush tjetër veçse Morenës. Me anë të një Instastory, teksa ka treguar një pjesë nga traileri, krahas bukuroshja i ka dedikuar atij fjalët që çdo prind do të donte t’i dëgjonte.

Krenare me ty ba

E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Prej muajsh, bukuroshja është dyshuar se mund të jetë në një lidhje dashurie dhe kjo nisur nga postimet e saj që dukeshin shumë si dedikime në rrjete sociale. Mirëpo, më i fundit, i postuar disa ditë më parë nga Morena na bën të mendojmë se gjërat në këtë pjesë nuk po shkojnë dhe aq mirë.