Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. Përveç se temave aktuale, të ftuarve interesantë e shumë kuriozitete të tjera, Jerida Sakaj ndalet edhe tek thëniet motivuese. Ja disa fjalë të mençura nga Anthony Hopkins për t’i mbajtur vathë në vesh…
Lërini të shkojnë njerëzit që nuk janë gati t’ju duan. Mos e zgjatni bisedën me njerëz që nuk duan të ndryshojnë. Shmangiuni njerëzve që nuk kanë asnjë interes ndaj pranisë tuaj.
Nëse filloni të luftoni për një jetë të gëzuar, interes dhe përkushtim, jo të gjithë do të jenë gati t’ju mbështesin. Nëse nuk ju pranojnë, ju kthejnë shpinën, ju braktisin apo ju fyejnë, për kohën dhe kujdesin që ju u kushtoni, mos vazhdoni ua ofroni më kohën, energjinë dhe jetën tuaj.
E vërteta është se ju nuk jeni për të gjithë dhe jo të gjithë janë për ju. Kjo është ajo që e bën kaq të veçantë rastin, kur gjen njerëz, me të cilët miqësia ose dashuria ju shpërblehet. Ka miliarda njerëz në këtë planet dhe, sigurisht, do të gjeni plot prej tyre në nivelin e interesit dhe angazhimit tuaj. Ndoshta, nëse ndaloni së shfaquri, ata nuk do t’ju kërkojnë.
Gjëja më e vlefshme që keni në jetën tuaj është koha dhe energjia juaj, pasi të dyja janë të kufizuara. Njerëzit dhe gjërat që ju jepni kohën dhe energjinë tuaj do t’i përcaktojë qenia juaj. Kur ta kuptoni këtë, do ta mësoni pse jeni kaq të shqetësuar që kaloni kohën me njerëz, aktivitete apo hapësira që nuk ju përshtaten dhe që duhet të jeni larg tyre. Do të filloni të kuptoni se gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për veten dhe për të gjithë ata që ju rrethojnë është të mbroni energjinë tuaj më fort se çdo gjë tjetër.
Bëjeni jetën tuaj një strehë të sigurt, ku lejohen të hyjnë vetëm njerëzit “e pajtueshëm”, apo të duhurit për ju. Ju nuk jeni përgjegjës për t’i bindur ata të përmirësohen. Nuk është detyra juaj të ekzistoni për njerëzit dhe t’u jepni atyre jetën tuaj! Ju meritoni miqësi të vërteta, angazhime të vërteta dhe dashuri të plotë me njerëz të shëndetshëm dhe të begatë. Vendimi për t’u distancuar nga njerëzit e dëmshëm do t’ju kthejë dashurinë, vlerën, lumturinë dhe mbrojtjen që meritoni.