Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Një zarf i bardhë ka ardhur paraditen e sotme në shtëpi nga Vëllai i Madh, ku banorët kanë fituar 100 % të buxhetit. Prej kësja Egla u ka treguar banorëe një ide të cilët e kanë mbështetur të gjithë. Një pjesë të buxhetit banorët do të blejnë cigaret e nevojshme dhe pjesën tjetër ta dërgojnë për bamirësi.
Egla ka një ide. Ta dëgjojmë idenë se mbase edhe mund t’a bëjmë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Egla ka një ide, blejmë cigaret dhe pjesën tjetër bëjmë pazar dhe ia çojmë dikujt që ka nevojë
Françeska është vënë përballë një pyetje pikante nga Romeo teksa darkonin në oborr pas përfundimit të spektaklit. Për shkak se ka disa muaj që ndodhet në shtëpinë e “BBV3” a ka modelja frikë se mos ndoshta bashkëshorti i saj po e tradhëton me ndonjë femër tjetër. Kësaj pyetjeje Françeska i është përgjigjur me të qeshur teksa ka fikur mikrofonin.