Bota

Fitorja e Donald Trump e kthen atë në Shtëpinë e Bardhë, ose siç thotë Melania… ‘në burg’!

Donald Trump lavdëroi gruan e tij Melania Trump gjatë fjalimit të tij të fitores pas zgjedhjeve presidenciale. Ai ka paralajmëruar një “periudhë të artë të Amerikës” në të cilën pranë tij pritet të jetë edhe gruaja e tij. Melania më parë i shmangej daljeve publike teksa bashkëshorti i saj po kalonte shumë skandale. Sipas Daily Mail, Melania mund ta ketë të vështirë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, sepse më parë e krahasoi atë me një burg të Venezuelës.

Në tetor 2017, Melania u takua me gruan e politikanit venezuelian Leopod Lopez, Lilian Tintori, së cilës i tha se ndjehej sikur ishte në burg në Shtëpinë e Bardhë. Ajo e krahasoi Shtëpinë e Bardhë me burgun Ramo Verde. Thuhet se Melania e urrente jetën në Shtëpinë e Bardhë, por ajo i mohoi këto pretendime. Melania ka një shtëpi në New York dhe Mar-a-Lago në Palm Beach, por sipas aktiviteteve të Trump në periudhën e ardhshme, ajo do të kalojë pjesën më të madhe të kohës në Shtëpinë e Bardhë.

Një kompani britanike udhëtimesh raportohet se po ofron qytetareve me pushime në SHBA shansin për të rezervuar sa më parë fluturimin e kthimit pas rezultatit te papritur te zgjedhjeve. Rrjeti vendas DailyStar shkruan se pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale agjencia turistike ‘On the Beach’, që punon me atraksionet e New York e Las Vegas, po u ofron britanikëve “të shpëtojnë nga Amerika e Trump”, duke u kthyer në vendin e tyre. Njoftimi perfshinte nje doze te konsiderueshme humori komercial.