Johnny Depp ka fituar në çështjen gjyqësore kundër Amber Heard me trupën gjykuese që ka vendosur 15 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj Depp. Kohët e fundit çështja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe më në fund vjen edhe gjykimi final.
Trupa gjykuese diskutoi për tre ditë përpara se të njoftonte pak para orës 14:00 të ditës së sotme se u mor një vendim. Janë shqyrtuar 42 pyetje në çështjen nëse Amber ka shpifur për Johnny në shkrimin e saj në Washington Post në vitin 2018 në lidhje me abuzimin.
Johnny nuk ishte në gjykatë për vendimin, teksa ai mbetet në Londër ku ka performuar gjatë fundjavës. Avokatja e tij Camille Vasquez është në gjykatë në Virxhinia ku gjyqi ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjashtë muajve të fundit. Amber është në gjykatë. Përpara mbërritjes së saj, avokatët e saj lëshuan një deklaratë duke thënë:
Prezenca juaj tregon se ku janë prioritetet tuaja. Johnny Depp luan me kitarë në Britaninë e Madhe teksa Amber Heard pret një vendim në Virxhinia. Depp ka një mungesë të dukshme të seriozitetit.
Mes atyre që ishin në publik për të parë një nga performancat e Johnny në Londër ishte edhe Kate Moss, ish e dashura e tij, e cila ishte edhe në gjykatë për ta mbrojtur atë me deklaratën e saj.