Celebrities Gossip Music Showbiz

Fitoi Eurovizionin, Nemo vjen me një kërkesë: “Të njihet zyrtarisht gjininë e tretë…”!

Nemo, fituesi i edicionit të 68-të të Eurovision Song Contest, i cili tërhoqi vëmendjen duke u deklaruar si person jo-binar (i papërcaktuar në gjini), u bëri thirrje autoriteteve zvicerane të njohin një gjini të tretë, gjininë asnjanëse. “Nuk ka gjini të tretë në Zvicër dhe mendoj se kjo është krejtësisht e papranueshme. Ne duhet ta ndryshojmë këtë”-tha ai.

https://youtu.be/CO_qJf-nW0k

Gazetarët më pas e pyetën se kë do të telefononte të parin pasi të fitonte, ai u përgjigj se do të telefononte Beat Jans, ministrin zviceran të drejtësisë. “Ne duhet të përfaqësohemi edhe në politikë. Është vërtet e rëndësishme që njerëzit të ndihen të pranuar”-tha ai, duke shtuar se shpreson të organizojë një takim me ministrin për të diskutuar të drejtat e njerëzve jo-binarë.

Zëdhënësi i ministrit më pas deklaroi se dëshironte të takohej me Nemon dhe se aktualisht po rregullonin një datë për takimin. Ai ka dërguar edhe një mesazh duke e uruar për fitoren në Eurovision. Kujtojmë se një vit e gjysmë më parë, autoritetet zvicerane hodhën poshtë propozimin për futjen e një opsioni të tretë gjinor në të dhënat zyrtare, duke deklaruar se binari gjinor është i rrënjosur thellë në shoqërinë zvicerane.

Ndërkaq, këngëtarja Besa Kokëdhima pavarësisht një performance dinjitoze por nuk arriti të çoj Shqipërinë në finale. Besa ishte e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues. Kënga e saj “Zemrën n’dorë” triumfoi në Festivalin e Fundvitit përmes votave të publikut. Me poezi të Rozana Radit dhe Petrit Sefajt, sillet historia e një zemre të lënduar që rimëkëmbet. Në versionin e ri në anglisht, përfshin një serë bashkëpuntorësh krahas Kledi Bahitit dhe producentëve ndërkombëtarë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ.