Aktualitet

Firmosi kartelën e pacientit në spitalin privat, mjekja Alketa Pere: Isha e traumatizuar nga burri!

Mjekja e pezulluar e Onkologjikut, Alketa Ymeri Pere është e ftuar në Top Story në Top Channel këtë të martë. Duket se ajo po tregon versionin e saj lidhur me ngjarjet, teksa skandali tek Onkologjiku ka qenë në krye të vëmendjes mediatike gjatë këtyre ditëve!

Alketa Pere: Burri im vuan nga një sëmundje kronike, në Onkologjik e kemi detyrim, nuk kam firmosur, kam bërë vetëm një shënim, prokuroria le ta vërtetojë, është absolute ajo gjë nuk ka vend për t’u sqaruar. E kemi të detyrueshme të ofrojmë mentorship. Unë qëllova aty, unë nuk e njoh fare pacienten.

Alma Demiraj: Pse e firmose kartelën me emrin e spitalit privat “Megis”?

Alketa Pere: Mund të isha e traumatizuar nga burri im.

Alma Demiraj: Si mund ta bësh këtë?

Alketa Pere: Nuk më duket ndonjë gjë për t’u diskutuar.

Alma Demiraj: Jeni apo jo e punësuar nga “Megis”?

Alketa Pere: Jo.