Filmi “Guxim” një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Premiera Absolute e filmit aksion në Cineplexx TEG bëri bashkë shumë personazhe të njohur nga bota e filmit, muzikës, televizionit dhe jo vetëm. Një ndër të pranishmet në eventin e mbajtur në premierën e filmit ka qenë dhe Fiorela Rustemi. Për ata që ende nuk e kanë mësuar, ajo është një ndër aktoret kryesore të filmit “Guxim”. Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, Fiorela tregon si ka qenë për të që të vinte në një rol antagonist:
Unë luaj personazhin e Aleksës, është një vajzë që bashkëpunon me dikë për punë të pista. Kërkon të fitojë lek, merret me grabitje, me vrasje…
E ke patur të vështirë të përfshiheshe në këtë rol?
Nuk e kam patur të vështirë sepse jam tip shumë serioze. Le ta thonë të tjerët si i dukem në film. E kam shumë qejf aktrimin, e kam pëlqyer këtë rol që kur ma propozoi Driloni.
Si lindi bashkëpunimi me Drilonin, keni punuar më herët bashkë?
Unë Drilonin e kam parë nga Itali, ngaqë jetoj në Itali. Më pëlqen shumë puna e Drilonit, më duket shumë i talentuar. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është se është shumë punëtor dhe mundohet shumë për projektet e veta. Pata dëshirë ta kontaktoja unë pikërisht për një projekt të ri.
Je paguar shumë apo pak për këtë rol?
Jam paguar si aktore dhe si asistente produksioni. Pastaj për lekët nuk flitet (qesh).
Si është të punosh me Drilon Hoxhën?
Për mua ishte mrekulli, ishte punë shumë intensive, shumë e lodhshme, por pasioni dhe rezultatet pastaj e mposhtin çdo lloj lodhje.