Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.
Ish-futbollisti, Redi Jupi, bëri një analizë të finales së nesërme të Euro 2024, mes Spanjës dhe Anglisë. Ai tha se nuk është një përballje e panjohur për të dyja ekipet, por shtoi se Anglia nuk do të ketë performancën maksimale. Redi u shpreh:
Nuk kanë një rekord përballjesh. Klubet spanjolle dhe angleze po ndajnë Champions League. Nuk është se janë të panjohur për njëri-tjetrin, nuk është se ndryshon shumë. Të bësh finale në Champions League nuk është ndonjë gjë më ndryshe se kjo.
Më tej, ai shtoi:
Për mendimin tim Anglia në ndeshjeje e fundit që ka bërë ishte e mirë, por kam përshtypjen se nuk do ti mungojë ajo performancë. Luajti mirë ndeshjen e fundit, por duhet të bëjë një gjë më ndryshe. Ka përballë skuadrën më të fortën në këtë Euro 2024.
Spanja dhe Anglia janë gati për finalen e madhe të Euro 2024-ës, e programuar për nesër në mbrëmje (21:00) në “Olympiastadion” të Berlinit. Iberikët synojnë të dërgojnë trofeun për herë të katërt në Madrid, diçka që do e kthente skuadrën La Roja në më të suksesshmen në kontinentin e vjetër. Historinë dhe lavdinë kërkojnë edhe ishullorët në tokën gjermane. Anglia nuk ka fituar kurrë një Europian më parë. Besim dhe optimizëm te “Tre Luanët”, me lojtarët të karikuar në maksimum për të lumturuar popullin e tyre. Trajnerët Luis De la Fuente dhe Gareth Southgate nuk kanë shumë dilema në lidhje me titullarët e duelit të zjarrtë. Te Spanja rikthehen pas pezullimeve Dani Carvajal dhe Le Normand, të cilët do ta nisin nga minuta e parë në krahun e djathtë dhe në qendër të mbrojtës.