Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë, formacionet zyrtare të Kukësi – Egnatia! Gjykon një arbitër i FIFA-s!

Kukësi dhe Egnatia përballen sot në orën 19:00 në “Air Albania” për finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët e kanë finalen e pestë të Kupës, ndërsa rrogozhinasit për herën e dytë, teksa janë kampionët në fuqi të trofeut.

Egnatia është në garë edhe për “Final 4”, duke pretenduar edhe titullin në Superligë. Përballë Egnatias, verilindorët luajnë ndeshjen e fundit për verdiktet e këtij sezoni, ku një sukses i mundshëm do ju mundësonte një shumë prej 50 milionë lekësh të vjetër.

Shpërblim ky i caktuar nga FSHF-ja për fituesin e Kupës, por pjesa kryesore është nga Europa, e cila të garanton 325 mijë euro automatikisht në klub. Pra, Kukësi sot në orën 19:00 do të luajë për 325 mijë euro dhe 50 milionë lekë, me një total prej 375 milionë lekë të vjetër përafërsisht, duke kujtuar që fituesi i Kupës merr një vend në eliminatoret e ‘Conference League’.

Mësohet se gjyqtari i sfidës do jetë Eldorjan Hamiti, lezhjani që mban stemën e UEFA-s.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Tafas, Lamçe, Lala, Reçi, Zhongo, Lleshi, Dragoshi, Mingo, Fejzaj, Salami, SolodovnikovTrajner: Bledar Devolli

Egnatia: Sherri, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Fangaj, Ahmetaj, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro.

Trajner: Edlir Tetova