Sport

Finalja e Conference League, Olympiacos synon trofeun e parë përballë Firorentinës!

Një tjetër finale evropiane luhet këtë të mërkurë në Greqi, aty ku Olympiacos përballet me Fiorentina, në kuadër të Conference League.

Kompeticioni i tretë për nga rëndësia në Evropë shpall sot fituesin, mes dy skuadrave më të mira të sezonit. Italianët vijnë të motivuar për faktin se janë nënkampionët në fuqi, por do të synojnë që këtë herë ta fitojnë, ndërsa në anën tjetër helenët luajnë në shtëpi, në Greqi.

Ecuria në kompeticion ka qenë e jashtëzakonshme, sidomos Olympiacos që eliminoi më herët një ekip pretendent si Aston Villa, ndërsa Fiorentina ia doli të kalojë belgët e Club Brugge.

Më herët nuk janë ndeshur asnjëherë me njëra-tjetrën, e ky do të jetë ballafaqimi i parë.

Favoritë në letër cilësohen italianët, por kjo pak vlerë ka kur bëhet fjalë për një ndeshje, e cila nuk ka një të tillë kthimi.

Sa i përket sezonit që u mbyll në ligat respektive, Olympiacos u rendit i treti, ndërsa Fiorentina në vendin e 8-të.