Reese Witherspoon dhe Jim Toth janë divorcuar zyrtarisht. Vetëm katër muaj pasi aktorja e “Morning Show” paraqiti kërkesën për divorc, dyshja nënshkruan një marrëveshje për zgjidhjen e martesës, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ. 47 vjeçarja dhe ish-agjenti i CAA kanë arritur gjithashtu një marrëveshje solide për kujdestarinë për djalin e tyre 10-vjeçar, Tennessee megjithatë është e paqartë se çfarë nënkupton kjo.
Megjithëse detajet specifike të divorcit nuk u bënë publike, duket se ish-çifti nënshkroi një kontratë paramartesore në mars 2011. Ylli i “Sweet Home Alabama” njoftoi në mars se ajo dhe Toth po divorcoheshin pas 12 vitesh martesë. Pavarësisht ndarjes së tyre, ajo vuri në dukje se dyshja kanë shijuar shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecin përpara me mirësi dhe respekt të ndërsjellë. Ditë më vonë, Witherspoon paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc, duke përmendur dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes.
Burimet më vonë konfirmuan se ndarja e tyre ishte miqësore dhe se romanca mes çiftit thjesht kishte përfunduar. “Nuk ka asnjë skandal apo dramë të madhe, vetëm dy njerëz që në thelb u bënë bashkë-prindër dhe nuk kanë më asnjë ndjenjë romantike për njëri-tjetrin”,-tha një burim në atë kohë. Për aktoren e njohur ky është divorci i saj i dytë. Ajo u nda nga Ryan Phillippe, me të cilin ishte e martuar nga viti 1999 deri në vitin 2008. Witherspoon dhe Phillippe kanë dy fëmijë vajzën Ava, 23-vjeçe dhe djalin Deacon, 19-vjeç.