Sport

Finalissima/ Spanjë – Argjentinë, mësohet vendi dhe koha kur do të luhet finalja e madhe!

Mbrëmjen e së dielës Spanja festoi fitimin e trofeut të Euro 2024 duke mposhtur Anglinë 2-1. Pak orë më pas, Argjentina triumfoi edhe në aktin e fundit të Copa Americas falë golit të shënuar nga sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në pjesën e dytë të shtesës.

Do të jenë pikërisht Spanja dhe Argjentina skuadrat që do të garojnë në të ashtuquajturën “Finalissima”, e njohur ndryshe si Kupa e Kampionëve CONMEBOL-UEFA.

Qershor 2025, data e mundshme

Qershori 2025 pritet të jetë muaji kur do të luhet Finalissima, gjithmonë nëse Spanja nuk arrin në fazën finale të Ligës së Kombeve.

Formula e turneut është e thjeshtë. Luhet në një ndeshje të vetme 90 minutëshe. Nuk ka kohë shtesë, ndaj nëse dueli barazohet në fund të kohës së rregullt, shkon direkt në penallti.

Vite më parë, UEFA dhe CONMEBOL krijuan një turne në formën e Kupës Ndërkontinentale të Klubeve, në të cilin fituesi i Europianit dhe fituesi i Kupës së Amerikës u përballën në një ndeshje të vetme, e cila përcaktoi fituesin e të ashtuquajturit “Finalissima’.

Ndeshja u luajt tre vite më parë me Italinë si kampione e Evropës që u përball me Argjentinën, me amerikano-jugorët që fituan trofeun.