Një video amatore shfaq fluturimin e një mjeti të paidentifikuar mbi Adelaide të Australisë. Gruaja që e postoi videon, që u filmua në Robertstown në jug të Australisë, pretendon se bëhet fjalë për UFO. “Po shikonim dy drita duke lëvizur lart-poshtë, majtas-djathtas”-tha autorja e videos.
“Dritat shndrisnin shumë dhe papritmas u zhdukën, për t’u rishfaqur disa sekonda më vonë”-shtoi ajo. Në video shihen një seri ngjyrash duke lëvizur në qiell, ndërsa deri më tani autoritetet e vendit nuk kanë dhënë ndonjë detaj për këtë. Sipas një studimi të fundit nga Universiteti Teknologjik i Harvardit dhe Montanas, i cili spekulon se një popullatë e paidentifikuar, teknologjikisht e përparuar, mund të jetojë fshehurazi mes njerëzve në Tokë, duket të jetë më shumë një “eksperimentim ideje” sesa një përpjekje për ta provuar atë. Ekipi hodhi hipotezën se shikimet e UFO-ve ose fenomeneve anormale të paidentifikuara, mund të pasqyrojnë aktivitetet e qenieve inteligjente që fshihen në Tokë dhe/ose që ecin mes nesh”.
”Qeniet mund të kamuflohen si njerëz dhe mund të jenë nga e ardhmja e Tokës ose mund të vijnë nga dinosaurët inteligjentë. Unë e shoh atë më shumë si një eksperiment mendimi. Unë thjesht po nxjerr disa ide në një mënyrë për t’u përpjekur të shkëputem nga kjo gjë. Ata janë alienë ose është thjesht një identifikim i gabuar”-thekson Nick Pope, i cili drejton programin e qeverisë britanike për UFO-t. “Ne nuk pretendojmë se kemi gjetur prova për këtë, por po përpiqemi të fillojmë një debat për këtë, jo vetëm me publikun, por brenda shkencës dhe akademisë, e cila tradicionalisht ka qenë shumë e mbyllur dhe skeptike për të gjithë këtë”-shton ai.