Një pinguin femër pothuajse tërësisht i bardhë u pa në Antarktidën e Kilit në bazën Gabriel González Videla. Pinguini është fotografuar duke shijuar ambientin e akullt në fillim të janarit dhe i përket llojit Gento, i cili zakonisht ka pupla bardh e zi, por ky është pothuajse tërësisht i bardhë.
“Është një zog me leucizëm, kështu që edhe pse pigmenti është i pranishëm, nuk është rasti me të gjithë trupin. Raste të tilla mund të gjenden në specie të ndryshme, kafshë të tilla kanë pigment, por nuk është universal. Prandaj, është një çështje leucizmi, e cila ndryshon nga albinizmi ku ka mungesë të plotë të pigmentit”,-tha veterineri Diego Penaloz. Këta pinguinë janë shumë të rrallë dhe meqenëse nuk kanë ngjyrat tipike bardh e zi është më e lehtë për grabitqarët t’i dallojnë dhe t’i gjuajnë.
Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Science, disa pinguinë bëjnë më shumë se 10,000 dremitje gjumi në ditë. Gjumi i tyre është i shkurtër, rreth katër sekonda. Studiuesit nga shumë vende, të udhëhequr nga Qendra Kërkimore e Neuroshkencës në Lyon, Francë, kryen studimin duke edukuar këta pinguinë dhe duke përdorur monitorimin në distancë të elektroencefalogramit (EEG), i cili zbulon ndryshimet në aktivitetin e trurit.
Rikujtojmë, se pinguinët afrikanë janë drejt zhdukjes deri në vitin 2035 nëse nuk merren masa për të siguruar mbijetesën e tyre. Popullsia e pinguinëve afrikanë thuhet se ka rënë në mënyrë dramatike gjatë 100 viteve të fundit. Mendohet se në fillim të shekullit të 20-të ka pasur ndoshta disa milionë çifte mbarështuese, ndërsa sot janë më pak se 11.000 dhe popullsia vazhdon të bie me shpejtësi.