Film & Tv

Filmi që po tmerron shikuesit…

Klientët e Netflix janë tmerruar nga një film horror australian, me protagoniste aktoren Sarah Snook. “Run Rabbit Run” ka nisur të shfaqet më 28 qershor dhe pas dy ditësh kanë nisur ankesat e atyre që e kanë parë, që e cilësojnë shumë rrënqethës.

“Po shikoj “Run Rabbit Run” dhe po më pushonte zemra. E ndalova në gjysmë”,-shkruan një përdorues i Twitter. Një tjetër shton: “Po më rrënqeth ky film…”. Ndërsa shumë të tjerë patën ankesa për mënyrën se si përfundon filmi “Run Rabbit Run”.

Në përgjithësi adhuruesit e filmave horror analizojnë çdo detaj të filmit, janë studentë të shkëlqyer dhe teoritë pse dikush ngjit shkallët me vrap pa mbyllur derën kryesore janë domethënëse për ta. Ka disa arsye pse fansat e filmave horror janë më inteligjentë se të tjerët.

Këta persona me shumë mundësi gëzojnë njohuri nga të gjitha fushat, nuk kënaqen nga klishetë dhe i shijon më shumë ajo që është e re dhe aspak e zakonshme. Në përgjithësi, kanë interesa të larta. Skenat horror që jepen në film, u zgjon këtyre njerëzve hobi të reja.