“Aquaman and the Lost Kingdom” pati premierën më 22 dhjetor. Filmi, me protagonist kryesor, Jason Momoan, nuk u prit mirë nga fansat dhe kritikët. Në SHBA, ka grumbulluar 40 milionë dollarë gjatë katër ditëve të fundit, një pikë në oqean krahasuar me 205 milionë dollarë që kushtoi për ta bërë atë. Është një krahasim i ashpër me filmin e parë të publikuar në 2018i cili rrëmbeu 67.8 milionë dollarë në SHBA dhe vazhdoi të fitojë pothuajse 1.2 miliardë dollarë globalisht.
Veç tij, tre filmat e tjerë që nuk u vlerësuan janë “The Suicide Squad” (26.2 milionë dollarë), “Blue Beetle” (25 milionë dollarë) dhe “Wonder Woman” 1984 (16.4 milionë dollarë). “Aquaman and the Last Kingdom është një nga filmat më të këqij të super-heronjve , është një nga filmat më të këqij ndonjëherë, pikë”,-tha një përdorues i internetit. Nëse filmi dështon, do të jetë një fund i trishtuar i një epoke të trazuar për filmat me superhero. “Aquaman 2″ është i fundit që u publikua i ‘DC Extended Universe” përpara se të rindërtohet plotësisht nga James Gunn dhe Peter Safran. Filmi tjetër i tyre do të jetë i vitit 2025, “Superman: Legacy”.