Dalja e fundit e Daniel Craig si agjent 007 arriti të mundte Skyfall dhe Spectre, të cilët të dy fituan më shumë se 27 milionë dollarë në arka britanike në tre ditët e tyre të para pas lançimit. Sipas ‘The Sun’, shefat presin që filmi të jetë filmi i tretë më i suksesshëm ‘Bond’ ndërkombëtarisht pasi publikimi i tij u shty me muaj për shkak të Covid-19.
Filmi i këtij viti pati një rekord që në fillimet e tij pasi u transmetua në 772 kinema në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë ku arriti 25 më shumë se mbajtësi i rekordit të mëparshëm që ishte Star Wars: Rise of Skywalker i vitit 2019, duke e bërë atë shfaqjen më të gjerë të Universal ndonjëherë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Skyfall, dalja e tretë e Danielit si 007, u transmetua në 587 kinema kur u shfaq në vitin 2012. Më shumë se 30,000 njerëz blenë bileta për shfaqjet e filmit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe 1.6 milion bileta u shitën për katër ditët e para pas hapjes , 12% më shumë se Spectre por e ngjashme me Skyfall.
Skyfall ka qenë filmi më i suksesshëm financiar Bond deri më tani me më shumë se 1 miliardë dollarë në arkë, ndërsa Spectre fitoi 880 milionë dollarë.
No Time To Die shënoi një rekord edhe pse në mes të pandemisë me një hapje ndërkombëtare prej 119.1 milion dollarë. Debutimi shënon fitimin e tretë më të lartë të në ekskluzivitetin e James Bond.
Edhe më mbresëlënës është fakti se ‘No Time To Die’ u bë filmi i parë i lançuar gjatë krizës globale të shëndetit që kapërceu dhe arriti të ketë një shifër rekord. Shifrat e hapjes së fundjavës së filmit priten që të jenë të tretat më të larta për një film Bond dhe të gjashti më të lartë të çdo filmi.