Filmi “Maria” për këngëtaren e ndjerë të operës, Maria Callas, u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Venecia. Filmi u drejtua nga Pablo Larrain, ndërsa roli kryesor iu dha Angelina Jolie. Pas premierës, filmi mori një ovacion prej 8-minutash, gjë që e emocionoi yllin e famshëm. Sipas regjisorit, Maria është një portretizim imagjinativ dhe psikologjik i Maria Callas, një nga këngëtaret më të mëdha të operës së të gjitha kohërave, gjatë ditëve të saj të fundit në Paris në vitet 1970.
Callas ishte e njohur për zërin e saj të mrekullueshëm dhe filmi trajton një pjesë të jetës së saj ku ajo humbi zërin dhe u përpoq ta kthente atë. “Jam e emocionuar që do të bashkëpunoj sërish me ekipin e Netflix-it që është i apasionuar pas filmave. Ky film është puna ime më personale deri më sot. Është një portret krijues dhe psikologjik i Maria Callas, e cila pasi ia kushtoi jetën shfaqjes para publikut anembanë botës, më në fund vendos të gjejë zërin e vet, identitetin e vet dhe të këndoj për veten time”.
Angelina Jolie tears up during 8-minute standing ovation for her role in upcoming film ‘Maria’ at the Venice Film Festival.
— Pop Base (@PopBase) August 29, 2024
Filmi është i bazuar në histori të vërteta për këngëtaren. Detajet e jetës së saj tregohen në biografinë Cast a Diva: The Hidden Life of Maria Callas, shkruar nga Lyndsy Spence. Përveç Jolie, në film luajnë edhe Kodi Smit-McPhee, Alba Rohrwacher, Pierfrancesco Favino dhe Valeria Golino. Filmi u shfaq premierë në Venecia, por ai do të publikohet në Netflix në muajt e ardhshëm.
Jolie ka folur në një konferencë për shtyp në Venecia për rolin dhe marrëdhënien e saj personale me Callas. Për shkak të vëmendjes së madhe që tërhoqi filmi, Angelina foli edhe për një nominim të mundshëm për ‘Oscar’. Ajo thotë se më e rëndësishmja për të është që shikuesit të jenë të kënaqur me performancën e saj.