Celebrities

Filmi mbi jetën e Meghan Markle dhe Princ Harry zemëron fansat, por cila është arsyeja?!

Vitet e fundit të trazuara të Princit Harry dhe Meghan Markle do të dramatizohen në një film të ri të quajtur “Harry & Meghan: Escaping the Palace”. Dyshja arrin gjithnjë të trazojë ujërat dhe duket se edhe në këtë rast ia kanë dalë mbanë të bëjnë të njejtën gjë.

Fotografi nga projekti kanë ngjallur zemërim pasi zbulojnë se filmi televiziv do të hapet me një sekuencë ëndrrash në të cilën nëna e dy fëmijëve Meghan do të përfshihet në një aksident me makinë.

Në imazhe, shfaqet aktorja Sydney Morton, e cila do të portretizojë Meghan, të shtrirë në një makinë të rrënuar e të rrethuar nga paparacët, ndërkohë që, Princ Harry, i luajtur nga Jordan Dean, nxiton te dera e makinës për ta hapur atë. Në skenën tjetër, Meghan zgjohet në shtrat pranë Princit Harry dhe djalit Archie.

Pasi fotografitë u publikuan, shumë e shfrynë zemërimin e tyre për filmin për përdorimin e tragjedisë së vdekjes së Princeshës Diana për të krijuar një skenë dramatike. Komentet ishin mjaft të ashpra.

A është kjo një shaka e sëmurë?

Kjo është pa shije. Unë nuk besoj se ata mund të bëjnë një serial si ky!

Pa shije dhe e neveritshme.

Duket se të shumtë janë ata që kanë patur një pëlqim të madh për Dianën, dhe ky paralelizim në film, me apo pa dëshirë direkte, nuk u ka pëlqyer aspak. Ende nuk ka një përgjigje nga pala tjetër. Me siguri Meghan dhe Harry nuk dëshirojnë të shkaktojnë edhe më tepër polemika dukeqenë se e kanë bërë shpeshherë. Largimi nga familja mbretërërore, intervista me Oprah Winfrey dhe libri që pritet të shkruajë Harry, kanë shkaktuar mjaft debat tashmë.