Lajm i keq për ata që e pëlqyen filmin Barbie pasi duket se vazhdimi i përfolur do t’i mungojë Margot Robbie. Siç raporton Radar Online, edhe nëse do i ofroheshin miliarda, do të ishte e çmendur të pranonte. Edhe sikur një pjesëmarrje në filmin e dytë të sillte edhe më shumë para në llogarinë e saj, ajo duket se do e refuzoj.
Kështu që Warner Bros është duke përgatitur Barbie 2 me Kenin e Ryan Gosling, ndërsa për rolin Barbie do të fokusohen te një aktore tjetër.
Për momentin këto janë thashetheme të pakonfirmuara, megjithatë nuk është diçka që nuk do të ndodhë pasi Margot Robbie si Barbie ka përfunduar si etap në film dhe nëse ajo vjen sërish do të duhet të fillojë nga 0. Rikujtojmë se, Barbie” mund të ketë “thyer” arkat botërore, por mundësia e hyrjes në Oscar nuk ishte e pritshme.
Warner Bros po mendon të promovojë nominimin e Ryan Gosling në ceremoninë e ardhshme të çmimeve, për performancën e tij si Ken. Aktori dëshiron të konkurrojë për Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, si Robert Downey Jr. për rolin e tij në “Oppenheimer”. Deri më tani, sa më sipër nuk është konfirmuar, ashtu siç nuk është dëgjuar ende emri i Margot Robbie dhe mundësia që ajo të nominohet në kategorinë e parë femër.