Film & Tv Gossip Showbiz

Filmi i cili po cilësohet si më i miri i vitit!

“Hit Man” është një film i ri i Netflix me Glen Powell, i cili doli dy ditë më parë dhe tashmë po cilësohet si më i miri i vitit. Ylli i “Top Gun: Maverick” dhe “Anyone But You” portretizon Gary Johnson, një profesor universiteti në Houston, i cili bën një jetë mjaft të zakonshme derisa një kthesë e papritur e kthen atë në diçka shumë më të madhe. Në film, i cili është frymëzuar nga një person real, puna e përditshme e Gary është ajo e një profesori, ndërsa kohën e lirë e kalon duke punuar në polici duke u shtirur si një vrasës me pagesë.

Regjia e komedisë dramatike u bë nga Richard Linklater, ndërsa rolet u luajtën nga Adria Arjona, Austin Amelio, Molly Kate Bernard, si dhe Evan Holtzman. Ka një vlerësim prej 7.2 nga 10 në IMDb, 97% në Rotten Tomatoes dhe 3.4 në Google Ratings. Kritiku i ABC News, Peter Travers e karakterizoi filmin si një nga më të mirët e vitit, duke thënë: “Do të thosha një nga filmat më të mirë të vitit pa paragjykime”.