Një film i ri horror ka bërë që shikuesit të humbin mendjen për shkak të skenave shqetësuese, ndërsa vet producenti ka lëshuar një paralajmërim për njerëzit e ndjeshëm. “Terrifier 2” ka nisur shfaqjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë po merr shumë vlerësime.
Ngjarja ndjek historinë e klounit Art që përcjell një vajzë adoleshente dhe vëllanë e saj në natën e Halloween. Pavarësisht dhunës dhe tmerrit, filmi mori vlerësime të shkëlqyera, ku disa e quajtën “filmi horror më i mirë i vitit”. Pjesë të filmit thuhet se janë aq të dhimbshme dhe të dhunshme, saqë disa kinema duhej të thërrisnin ambulancën, sepse shikuesve po u binte të fikët.
Në përshkrim thuhet se “Terrifier 2” nënkupton kaos të përgjakshëm dhe e karakterizoi atë si ndoshta filmi horror më i përgjakshëm, më i çmendur, më brutal që do të shihni gjatë gjithë vitit. Filmi u shfaq në kinematë amerikane dhe u bë një hit i madh, por disa treguan histori të shikuesve të tjerë të filmit që nuk e shijuan aq shumë.
Një nga shikuesit tregoi përvojën e tij, duke thënë se dikujt pas tij në kinema i ka rënë të fikët. Filmi është aq brutal sa një nga producentët, Steve Barton, postoi një paralajmërim për shikuesit në profilin e tij në Twitter.
Ky film përmban skena të dhunës grafike dhe përshkrime brutale të tmerrit. Shikuesit që janë me zemër të dobësuar ose me stomak të dobët, këshillohen të tregojnë kujdes ekstrem. Tashmë ka pasur raste të shumta të të fikëtit dhe të vjellave në kinema. Për ata që zgjedhin të vazhdojnë, ju jeni paralajmëruar.
Rikujtojmë, se një film horror tajvanez i titulluar “Incantation” është bërë befas një hit viral në TikTok, duke bërë që përdoruesit të sfidojnë njëri-tjetrin për të parë filmin e frikshëm. Me regji të Kevin Ko, filmi u publikua në Netflix në fillim të muajit që lamë pas dhe tregohet kryesisht përmes pamjeve të publikuara, të ngjashme me filmat si “The Blair Witch Project” dhe “REC”.