Traileri për filmin e ardhshëm të Netflix “Blonde” shkaktoi reagime jo të mira. Pasi panë trailerin më 28 korrik, fansat kritikuan në mediat sociale drejtorët e kasting për theksin e De Armas në film. Shumë thanë se theksi i aktores kubane është shumë i rëndë dhe se ajo nuk tingëllon aspak si Monroe.
“A jam unë e vetmja që nuk habitem që Ana De Armas tingëllon keq në trailerin “Blonde?”-shkroi dikush në Twitter. “Theksi i saj është shumë i rëndë, do të duhej shumë që ajo të tingëllonte bindshëm si Marilyn.” “Unë mendoj se Ana de Armas është një aktore fantastike dhe duket e mrekullueshme si Marilyn, por unë ende dëgjoj theksin e saj në trailerin “Blonde” dhe kjo e nxjerr atë jashtë personazhit për mua,” -shkroi dikush tjetër.
Kritikat bënë që Marilyn Monroe Estate të reagonte. Marc Rosen, president i argëtimit në Authentic Brands Group, që zotëron Marilyn Monroe Estate, mbrojti De Armas, duke thënë se çdo aktor që hyn në atë rol e di se duhet të hyjë në “këpucë të mëdha”. Ai u shpreh për “Variety” se:
Marilyn Monroe është një ikonë unike e Hollivudit dhe kulturës pop që kapërcen brezat dhe historinë. Bazuar vetëm në trailerin, duket se Ana ishte një zgjedhje e shkëlqyer për kasting, pasi ajo kap magjepsjen, humanitetin dhe brishtësinë e Marilyn. Mezi presim ta shohim filmin në tërësi.
Duke folur për “The Sunday Times” vitin e kaluar, aktorja zbuloi se iu deshën 9 muaj për të mësuar se si të fliste si Monroe. Ajo e quajti procesin një torturë të madhe dhe shumë rraskapitës. Rikujtojmë, se piktura e famshme e Marilyn Monroe nga Andy Warhol u shit së fundmi për 195 milionë dollarë në një ankand bamirësie të Christie’s duke vendosur një rekord për veprën më të shtrenjtë të artit amerikan të shitur ndonjëherë.