Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Filmi “Atlas” i Jennifer Lopez në Netflix shënon një sukses të madh!

Filmi i publikuar së fundmi në Netflix, “Atlas” me protagoniste Jennifer Lopez ka qenë një sukses në platformën e transmetimit. Disa javë më parë, këngëtarja prezantoi filmin në të cilin ajo u shfaq në rolin kryesor.

Kompania raporton se filmi mblodhi 1.3 miliardë minuta transmetim dhe 11 milionë shikime gjatë javës së parë në platformë, duke tejkaluar shfaqjen e njohur televizive britanike “Bridgerton”, e cila ishte e dyta më e shikuara në katalogun e Netflix. Ndërkaq, mediat ndërkombëtare si revista Variety e kanë vlerësuar filmin dhe po ia kalon konkurrencës pavarësisht vlerësimeve të dobëta.

Jennifer nga ana tjetër po përjeton një krizë në martesën e saj me Ben Affleck. Lopez dhe Affleck u panë së bashku në Santa Monica, Kaliforni. Së bashku, ata po ndiqnin një lojë basketbolli të djalit më të vogël të aktorit, Samuel, të cilin ai e ndan me Jennifer Garner. Ndërkaq, Jennifer ka anuluar datat e turneut të saj veror për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e saj. Ky anulim i papritur vjen pasi në shtyp qarkullojnë thashetheme se këngëtarja është në mes të një divorci nga bashkëshorti Ben Affleck.

Përfaqësuesit për Live Nation konfirmuan se “This Is Me…Live” ishte anuluar dhe në një deklaratë të bërë në lidhje me këtë ishte thënë se:

Jennifer po merr pak pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë.

Burime pranë këngëtares thanë për Page Six se anulimi ishte thjesht për arsye personale dhe nuk lidhej me shitjet e ulëta të biletave. Ishte “Entertainment Weekly” media që raportoi më parë se anulimet mund të kenë ndodhur edhe për shkak të çështjeve logjistike. Lopez e kishte krijuar albumin në vazhdën e rikthimit të romancës së saj me aktorin Ben Affleck.