Film & Tv

Filmat që duhet të shihni për të shpëtuar nga monotonia e vjeshtës!

Teksa sezoni i verës po shkon drejt fundit dhe me shumë siguri ndiheni pak të trishtuar që do t’i ktheheni normalitetit dhe monotonisë, ne ju lajmerojmë se këtë vit do të jetë ndryshe. Momenti i argëtimit për ju erdhi tashmë, ka shumë filma të cilët duhet t’i shihni me patjetër dhe kjo do t’ju nxjerrë krejtësisht nga e përditshmja juaj. Edhe pse shumë evente e ngjarje dhe një pandemi e frikshme po ndodh në botë, Hollywood-i, dhe jo vetëm, është i vendosur të na argëtojë e të sjellë materiale të mira. Dhe ndërsa shumica e studiove po i shfaqin filmat ekskluzivisht në kinema, ju ende mund të shihni disa nga këta filma të rinj të vjeshtës nga komforti i shtëpisë tuaj.

Bëni gati listën e ushqimve e pijeve që do të konsumoni gjatë kohësh që shijoni filmat, si dhe shënoni datat në kalendar për të mos humbur asgjë.

1. Cinderella (3 shtator)

Një version i ri i Hirushes po vjen, ku Camila Cabello luan si një rrobaqepëse që dëshiron të shkojë në ballon mbretërore … Takimi me princin e bukur ndodh thjesht të jetë një bonus për të. Dhe këtë herë Billy Porter përdor magjinë e tij si kumbari i saj zanë.

2. Shang-Chi & The Legend of the Ten Rings (3 shtator)

Filmi i parë i Marvel me një kast kryesisht aziatik tashmë ka shumë tifozë që mezor presin ta shohin pas publikimit të trailer-it që trazoi të gjithë rrjetin. Ylli i Kim’s Convenience, Simu Liu luan një mjeshtër të Kung Fu që mbron rrugët e San Franciskos së bashku me Awkwafina dhe Michelle Yeoh që ende nuk dihen. Prisni që pjesët e luftimeve të jenë epike.

3. We Need to Do Something (3 shtator)

I xhiruar në mes të pandemisë, “We Need to Do Something” është një film horror që tregon rreth një familje të bllokuar brenda një tualeti gjatë një uragani. Deri tani mendohet se do të shfaqet vetëm në kinema.

4. Kate (10 shtator)

Do të keni shumë opsione kur bëhet fjalë për filmat e vjeshtës në Netflix, por adhuruesit e aksionit duhet të gjejnë se s’bën kohë për këtë film. Me aktorët Mary Elizabeth Winstead, Woody Harrelson dhe Miku Patricia Martineau, “Kate” tregon historinë e një vrasësi i cili ka 24 orë jetë pasi është helmuar.

5. Malignant (10 shtator)

Nga regjisori i Insidious, “Malignant” trajton një grua të quajtur Madison (Annabelle Wallis) e cila ka vizione të vrasjeve që po ndodhin në jetën reale.

6. Sounds Like Love (29 shtator)

Tingëllon si “Devil Wears Prada”! Kjo komedi romantike tregon rreth jetës së një asistenteje të ngathët të një influencer shumë të fuqishme të modës, e cila së bashku me miqtë e saj, përpiqet të mësojë se si të marrë atë që dëshiron nga puna, jeta dhe më e rëndësishmja, dashuria.

7. After We Fell (30 shtator)

Pjesa e tretë e serisë shumë sensuale “After” vazhdon historinë e vajzës së mirë, Tessa dhe djalit të keq Hardin, dy të rinj të dashuruar që nuk mund të qëndrojnë së bashku, por duket se nuk mund të qëndrojnë as të ndarë, në Netflix.

8. The Addams Family 2 (1 tetor)

Si duken pushimet për familjen më rrëqethëse? Fëmijët e të gjitha moshave do ta shijojnë filmin vizatimor dhe do të kuptojnë shumë rrjedhën e filmit pasi mbetën në shtëpi të mbyllur vitin e kaluar, do ta kuptojnë se kanë nevojë për pak (ose shumë) hapësirë ​​nga prindërit e tyre.

9.  Hotel Transylvania: Transformania (1 tetor)

Çështjet e identitetit dhe kulturës dalin në pah në këtë eksplorim të asaj që do të thotë të jesh vetvetja në një botë që të bën Ndryshe. Sepse përbindëshat kthehen në njerëz dhe njerëzit kthehen në përbindësha…

10. No Time to Die (8 tetor)

Fillimisht i planifikuar për të dalë në Prill 2020, “No Time to Die” është zhvendosur në Tetor 2021. Por qëndroni të vëmendshëm për të parë nëse kjo datë ndryshon apo jo.

11. Everybody’s Talking About Jamie (17 shtator)

Një hit në West End të Londrës, “Everybody Talking About Jamie” nuk arriti kurrë në Broadway, por do të dalë në ekranin e madh! Jamie është një gjimnazist që ëndërron për një karrierë si ‘drag queen’; kur akti i tij bëhet një goditje e papritur në mesin e bashkëmoshatarëve të tij, aty nisin trazirat në këtë muzikal. Nëse i doni filmat komod që ngrohin zemrën tuaj, ky është për ju.