Celebrities Film & Tv Magazine

“Film që t’i mbijetojë kohës”/ Regjisori Xhoslin Rama sjell historinë e veçantë shqiptare në kinema!

Mbrëmjen e 16 Maj u mbajt premiera e “Legjenda e Bastunit”, një film dramatik me një mesazh dhe domethënie shumë të rëndësishme, me regji të Xhosli Rama dhe me distribucion nga Top Channel Films. Kinema Cineplexx në TEG u mbush me dashamirës dhe me persona mjaft të njohur të botës së medias në Shqipëri.

Regjisori Xhoslin Rama ishte i pranishëm në këtë event, ku në këtë intervistë ekskluzive na dha edhe disa detaje rreth filmit:

Filmi “Legjenda e Bastunit” bën fjalë për persekutimin e klerit katolik në kohë e komunizmit. Është një film epokal do të thoja unë. Ne jemi munduar komplet stafi i filmit, të cilët unë i falenderoj shumë duke nisur që nga stafi i filmit, grupi i xhirimit, të gjithë kush ka marrë pjesë në film unë dua t’i falenderoj. Dhe kemi patur gjithmonë idenë për të bërë një film që t’i mbijetojë kohës. Mos të bëjmë thjesht një film komercial. Unë personalisht mendoj që ja kemi arritu qëllimin, por mendoj që është koha dhe publiku që do ta vendosë këtë gjë. Unë dua të bëj edhe një falenderim të veçantë për Ledion Liçon dhe Top Channel Films, i cili po merret me distribucionin e filmit në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Dhe do ta falenderoj nga zemra, sepse kjo është një ndihmë shumë e madhe për kinemanë shqiptare.