Celebrities Gossip Showbiz

“Fillova të frikësohesha edhe unë jashtë!”, Arbër Hajdari ironizon banorët!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Opinionisti Arbër Hajdari ka ironizuar banorët të cilët i thanë ‘maniak’ Liamit, pas debateve të vazhdueshme mes tyre.

Arbër: Dua të të pyes ke apo s’ke frikë?

Heidi: Unë tani nuk kam frikë, por që s’kam, s’kam besim fare tek prezenca e Liamit në shtëpi, nuk di çfarë mund të bëjë

 
Arbër: Fillova të frikësohesha edhe unë jashtë, të thënë 5 herë të njëjtën gjë nis reflekton robi, situata, u vendos t’i përdoret kjo situatë dhe të fundoset Liami,të akuzosh për manjak nuk di çfarë mund të akuzohesh tjetër, siç bëri Liami një skemë, bëtë edhe ju një skemë. Një pjesë kur i the ‘jashtë’, ishte kërcënuese?

Heidi: Kur ka thënë ke burrin të të mbrojë, i thashë kam dhe babin.

Arbër: Po pse qesh?

Heidi: Jam në siklet.