Celebrities Gossip Showbiz

“Fillim i ri dashuria ime”, çfarë po ndodh mes Olës dhe Jasminës?

Jo pak ka bërë bujë në publik marrëdhënia mes dyshes Ola-Jasmina, e cila kishte nisur që para programit “Për’puthen” ku dy vajzat kishin shoqëri me njëra-tjetrën, por sipas tyre kishte 2 vite që nuk flisnin më.

Gjithë sqarimin për “zënkën” mes tyre e treguan në një përballje në emision, por mesa duket nuk paska qenë ajo e vërteta.

Këtë gjë nuk na e kanë vërtetuar vetëm fotot dhe video-t që vajzat janë “kapur mat” në publik bashkë, por e kanë deklaruar dhe vetë së fundmi.

Që pas largimit të Jasminës nga “Për’puthen”, vajzat na treguan se në fakt ato kanë gënjyer për marrëdhënien e tyre, pasi në një postim të Jasminës Ola ka komentuar gjithë dashuri duke i thënë:

Fillim i ri dashuria ime.

Dhe përgjigja e jasminës është:

Pa fat në dashuri, por ky fat kaloi në shoqëri.