Celebrities Showbiz

Figurat publike nderojnë Ismail Kadaren, Olta Gixhari citon poezinë e tij!

Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar, gjeni i letrave shqipe mbylli sytë sot në moshën 88-vjeçare. Lajmin e dhanë familja dhe bashkëpunëtorët e njeriut që gjerësisht njihet dhe si një personalitet qendror i kulturës shqiptare. Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, atje ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958-ën përfundoi studimet në degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare, Ismail Kadare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal, rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Të shumta kanë qenë figurat publike dhe personalitetet e medias që kanë nderuar me postimet e tyre figurën e Kadaresë. Në një InstaStory Olta Gixhari ka cituar poezinë e tij, teksa e ka shoqëruar me “Ngushëllime Ismail Kadare”.

Pa formë është qielli, si tru idioti

mërzitshëm trotuaret shiu i qull

Një kalimtar, një ombrellë, gjëmon moti

një biçikletë kthesën merr me vrull.

Pa formë është qielli, si një mendim idioti.