Celebrities Gossip Showbiz

Fifty Cent pretendon se hakerat kanë keqpërdorur llogarinë e tij dhe kanë fituar miliona dollarë!

Fifty Cent (50 Cent) pretendon se hakerët, kanë abuzuar me llogarinë e tij të tregtimit të kriptomonedhave dhe kanë fituar miliona dollarë. “Kush e ka bërë këtë ka bërë 3.000.000 dollarë në 30 minuta”, ka shkruar reperi në platformën “X”.

Fifty Cent pretendon se hakeri ka përdorur llogarinë e tij “X” për të promovuar një kripto token të quajtur “gunit”, i cili i referohet grupit hip-hop G-Unit në të cilin performonte më parë 50 Cent. Pak ditë më parë një haker postoi mesazhin “$gunit vetëm për fituesit…”, duke nxitur një numër të panjohur përdoruesish të blejnë kriptomonedhën.

Rikujtojmë se reperi i njohur ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe dhunë. Sipas një padie të marrë nga Page Six, reperi i “In da Club” pretendon se modelja e akuzoi atë se e kishte dëmtuar sepse kërkoi të merrte kujdestarinë e vetme të djalit të tyre 11-vjeçar, Sire.

Në padi, 50-vjeçari deklaron se postimi i Joy-it në Instagram ka më shumë se 22 mijë pëlqime, gjë që ka dëmtuar reputacionin e tij të biznesit, çështjen e kujdestarisë së fëmijëve dhe e ka nënshtruar atë ndaj një fluksi urrejtjeje në internet. 50 Cent ka bashkangjitur një letër që avokatët e tij i dërguan Joy 37-vjeçe, më 2 prill duke kërkuar që ajo të hiqte postin dhe të tërhiqte deklaratën.

Avokatët e saj dyshohet se kërkuan në këmbim miliona euro. 50 Cent i quan kërkesat ‘qartësisht zhvatëse’. Krijuesi i “Power” po kërkon më shumë se një milion euro dëmshpërblim dhe një urdhër gjykate që Joy të heqë postimin dhe të mos bëjë komente të tjera shpifëse për të. Joy u emërua si një nga tre gratë që supozohej se ishin punonjëse seksi për Combs në një padi për sulm seksual të ngritur nga producenti Rodney “Lil Rod” Jones. E njëjta i mohoi akuzat në Instagram, duke i quajtur ato të ‘rreme’. 50 Cent dhe Joy kanë qenë në një lidhje nga viti 2011 deri në vitin 2012 dhe u ndanë disa muaj pas lindjes së djalit të tyre.