A Live Night Celebrities Music Showbiz

Fifi shprehet për prindërit e saj në “A Live Night”!

E ftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte një artiste shumë e dashur dhe e komentuar, pikërisht Fifi. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht, Fifi na zbuloi gjithçka në lidhje me dashurinë e saj të madhe muzikën. Hapat e parë, projektet e para, vështirësitë dhe sakrificat, njerëzit që e kanë ndihmuar përgjatë rrugëtimit e shumë të tjera zbuloi ditën e sotme Fifi në “A Live Night”. Sigurisht që nuk mund të mbetej pa u përmendur edhe jeta personale, ndjesitë dhe emocionet e artistes, teksa Fifi tregoi gjithçka nga fëmijëria e saj e deri te dashuria e vërtetë për të.

Diçka e dimë me siguri për Fifin, që ajo i do shumë njerëzit, me gjithë fuqinë e zemrës. Dhe kush janë dy njerëz absolutisht të shtrenjtë për artisten?! Ja çfarë zbulon ajo në “A Live Night”.

Kemi jetuar në një qytezë që kishte më pak shqiptarë, kishte shumë gjermanë, edhe turq. Nuk kisha shqiptarë në shoqërinë time. Por kanë ardhur shumë familje te ne, të afërmit tanë. Dikur ka qenë ndryshe koncepti i familjes. Sot nuk e ndjen, nuk e ka më atë shije.

Babi është shumë i qeshur, i drejtë, direkt në fytyrë. Mami është më e përmbajtur. Është strikte në gjërat që thotë dhe bën. Prej babit kam marrë sinqeritetin, jam e drejtpërdrejtë, t’i them gjërat në fytyrë, buzëqeshjen. Prej mamit kam marrë që jam strikte, dua rregullin, pastërtinë, gjërat të jenë në kohën e duhur. Jam pak gjermane.

Që në moshë të hershme, është përballur me shumë vështirësi. Ja si i kujton përjetimet e saj gjatë fëmijërisë Fifi.

Prej fëmijë e kisha bullizimin e pranishëm në jetën time. ‘T’i nuk di shqip.’ Kam qenë e shëndetshme dhe më thonin ‘ti je e trashë’. E di që kam qenë fëmijë shumë i ndrojtur deri në shkollën e mesme. Ndryshimi i shkollave, ishin shumë ndryshime për trurin tim. Ishte e vështirë të krijoje shoqëri. Në shkollën e mesme ndryshova. Në moshën 17-vjeçare, ngaqë nuk kam reaguar kurrë ndaj fjalëve, erdhi momenti kur duhej të shpërtheja. Prej atij momenti nuk jam ndalë më. Nuk jam njeri që lëpij, as ta fërkoj shpinën, sqarohem me ty, nuk mund të bëhet më mirë nëse ti nuk je e zonja e vetes të dalësh dhe të zgjidhësh problemet e tua.