“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Çifti i parë finalist në “Dancing With The Stars” është Fifi dhe Graciano. Bazuar në votat e jurisë dhe publikut ajo shkoi automatikisht në finalen e madhe. Për këtë kualifikim të saj, Fifi dhe Graciano nuk kanë kërcyer gjatë kësaj mbrëmje, por ata padyshim që nuk munguan.
Fifi performoi një këngë live në gjysmëfinalen e “Dancing With The Stars”, por surpriza e madhe erdhi në fund të performancës. Partneri i saj, Adis Patushi, u shfaq papritur në skenë me një unazë në dorë. Adisi mes lotësh pyeti Fifin:
Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua?
Përgjigja e saj ishte padyshim “Po!”.