“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Një nga të ftuarit në episodin e fundit ishte eksperti i rrjeteve sociale Tom Kallanxhi, i cili bëri një analizë të detajuar lidhur me aktivitetin e yjeve të “DWTS” në rrjete sociale.
Vipat është e rëndësishme të kenë një jetë aktive në rrjete sociale. Enxhi ka pasur një lëvizje shumë të mirë dhe sidomos një video që iu bë virale. Rrjetet sociale kanë nevojë të jetë jo shumë perfekte, videot të jenë të prekshme. Fifi ka pasur një rritje, Enxhi ka patur një lëvizje. Fifi ka patur ndikim sepse ka dhe numër të madh ndjekësisht. Irgeni, Enxhi, Ronaldo ka patur disa lëvizje, edhe Eni është goxha mirë. Nuk ka qenë njëri që e ka pushtuar totalisht.
Patjetër që konflikti në rrjete sociale bëhet viral, por duhet të jenë më shumë aktiv se disa e kanë larguar totalisht nga jeta e tyre. dy nga personazhet e kanë shmangur fare. Roerdi dhe një personazh tjetër. Arnita është nga ata personazhe që duhet të krijojë më shumë interaktivitet, ndoshta bashkë me Arbrin.