Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Së fundmi 28-vjeçarja ka gjetur kohë që t’ju përgjigjet disa pyetjeve të fansave rreth jetës private dhe karrierës.
E pyetur nga një ndjekës në rrjetin e saj social Instagram se “me cilën këngëtare do të kishte dëshirë të bënte një këngë”, Fifi tha emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Tuna teksa i bëri edhe tagg artistes.
Të njëjtin postim e shpërndau edhe vet Tuna në InstaStory teksa shkruan: “A jem?”
Nuk dihet nëse dyshja e famshme do të realizojnë një këngë së bashku, por me siguri do të pritej mirë nga fansat e tyre. Ndërkaq, Fifi përveç angazhimeve profesionale prej muajsh po shijon edhe një lidhje dashurie me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit, Adis Patushin.
Duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri-tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale. Shpesh Adisi është parë në çdo dalje publike pranë artistes, e po ashtu tashmë edhe si një udhëheqës i karrierës së 28-vjeçares. Duke qenë se janë fotografuar në momente të ndryshme bashkë, shpesh është aluduar nga fansat se Fifi është në pritje të ëmbël.
Fifi gjithashtu po vazhdon përgatitjet për projektin e ri muzikor. Bukuroshja disa ditë më parë ka nisur xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa nuk zbuloi më shumë rreth asaj se çfarë po sjell. Në një postim të radhës të bërë në InstaStory, Fifi më në fund ka treguar se po vjen në një bashkëpunim me artistin Gent Fatali.