“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Fifi ka publikuar një video të ëmbël pak para spektaklit të “DWTS” në profilin e saj të Instagramit, ku shfaqet djali i saj teksa përkëdhel fytyrën e Fifit, një moment kaq i bukur për një nënë dhe bashkangjitur tij ka shkruar një koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e lotëve, duke nënkuptuar kështu se ndihet e përlotur për mallin që ka për të shtrenjtin e saj.
Njeriu që më mungon më shumë këto ditë, je ti evlad. TheoMal të dua fort…