Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Para disa ditëve 28-vjeçarja ka gjetur kohë që t’ju përgjigjet disa pyetjeve të fansave rreth jetës private dhe karrierës.
E pyetur nga një ndjekës në rrjetin e saj social Instagram se “me cilën këngëtare do të kishte dëshirë të bënte një këngë”, Fifi tha emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Tuna teksa i bëri edhe tag artistes.
Të njëjtin postim e shpërndau edhe vet Tuna në InstaStory teksa shkruan: “A jem?”
E mesa duket një ‘Ask’ komplet rastësor u bë sebep për një bashkëpunim mes tyre që gjasat janë të vijë më shpejt nga çfarë mendimin. Vetëm para një ore, Tuna e ka shpërndarë një foto të Fifit në Instastory-n e saj edhe pse krahas nuk ka zgjedhur të na zbulojë diçka më shumë mendohet që ky takim ka të bëjë me një surprizë që dy vajzat mund të na sjellin së shpejti.
Duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri-tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale. Shpesh Adisi është parë në çdo dalje publike pranë artistes, e po ashtu tashmë edhe si një udhëheqës i karrierës së 28-vjeçares. Duke qenë se janë fotografuar në momente të ndryshme bashkë, shpesh është aluduar nga fansat se Fifi është në pritje të ëmbël.
Fifi gjithashtu sapo ka lançuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Gent Fatali.