Fjala ‘sport’ është futur edhe në qeveri. Sportin e duan të gjithë dhe nuk ka rëndësi se në cilën anë partiake je. Për të diskutuar rreth sportit në lidhje me qeverinë ishte i ftuar në emisionin “Paso” Fidel Ylli.
Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, gjatë një interviste në emisionin sportiv në Top Albania Radio dha disa deklarata shumë të rëndësishme. Sipas tij për shumë vite me rradhë sporti nuk ka pasur vëmendjen e qeverisë, por tashmë ka ardhur koha që të ketë një ministri më vete.
Unë mendoj që ka ardhur ky moment edhe kryeministri është bindur këtë periudhë sepse për herë të parë ju keni parë që… pa dashur t’i bëjmë qefin vetes, por është futur fjala ‘sport’ edhe në qeveri.
Të gjithë e duan sportin, por unë shpresoj që… domethënë pas zgjedhjeve të datës 25, mendoj që qeveria që do të dali, shpresoj që qeveria jonë të jetë patjetër fituese do ta bëjë Ministrinë e Sporteve. Dhe sporti do të futet në rrugën e vet duke rritur buxhetet sepse ne nuk mund t’i kërkojmë vetëm qeverisë…
Pra pas zgjedhjeve të 25 prillit, pritet që sporti të jetë më vete nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.