I ftuar sot në “Paso” ishte Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli. Padyshim, një arritje shumë e madhe e Presidentit, është edhe projekti i cili sapo ka nisur lidhur me vlerësimin e denjë të sportistëve tanë. Z. Ylli ka folur më tej lidhur me këtë buxhet kaq të rëndësishëm për sportin tonë.
5 milion dollarë nuk janë shumë. Para ka, por duhet të kesh ide. Me kryeministrin kemi biseduar që kur kam qenë deputet. Kemi bërë një ligj që të përcaktohen sportistët elitar. Ne jemi në 5- vendet e para në botë që kemi shpërblime për këtë dhe jo vetëm. Këto nuk janë më në dëshirën e qeverisë, por të nivelit të sportistit. Një gjë që nuk ka ndodhur më parë, një paketë shumë dinjitoze me shkollim të përfshirë, siguracione, vend pune të siguruar. Shumë shpejt, sportistët do futen në Forcat e Armatosura.
Jo vetëm për sportistët elitar, por një projekt pilot do të nisë në janar me fokus nxënësit dhe studentët për të zbuluar talentet në këtë drejtim që në rini.
Ka të bëjë me ekipet sportive të shkollave. Është projekt pilot në të gjithë Shqipërinë. Të kemi mundësinë që të gjitha bashkitë të kenë një trajner të licensuar, jo mësues fiskulture. Ky është një revolucion që mezi kam arritur ta bind. Jemi vendi më i varfër lidhur me aktivitetin fizik, 3% e popullsisë vetëm merren me aktivitet fizik. Duhet të identifikojmë talentet tona që në klasë të 5- të. Projekti fillon në janar.
Z. Ylli gjithashtu foli lidhur me pistën e tartanit në stadiumin ‘Loro Boriçi’ , për të cilën u shpreh se është abuzuar me të dhe ka kërcënuar se do ta denonconte në SPAK, ndaj ajo u rregullua menjëherë.
Kërcënova në SPAK për abuzim lidhur me pistën e tartanit në stadiumin ‘Loro Boriçi’ dhe e rregulluan.