Festivali Ndërkombëtar i kërcimit premton një edicion tjetër emocionues, duke vazhduar aktivitetet kulturore me një program dinamik e inovativ.
Për të tretin vit, Shqipëria bëhet skena e këtij festivali bashkëkohor me drejtorin artistik, koreografin e mirënjohur franko-shqiptar Angjelin Prelocaj. Përgjatë tre javëve, nga 20 shtatori deri më 12 tetor, Tirana do të gjallërohet nën ritmin e kërcimit, me performance të guximshme të artistëve europianë dhe shqiptarë.
“Jam shumë i emocionuar që po bëhet ky Festival i Tretë kontemporan. I pari ishte si një lloj prove, I dyti u zhvillua jashtëzakonisht edhe më shumë, por ky i treti është si emblema e Festivalit ndërkombëtar, që do të shënjojë të ardhmen e artit shqiptar”, tha Prelocaj.
Festivali ul perden në Teatrin e Operas dhe Baletit sonte në mbrëmje me dy shfaqje premierë të “Liqenit të Mjellmave” nga Angelin Preljocaj. Ylli i koreografisë me famë botërore, ka bindjen se me Festivalin që sjell një përvojë gjithëpërfshirëse në tërësi, brenda 5 viteve Tirana do të jetë një nga qendrat e rëndësishme të kërcimit bashkëkohor.
“Para se të vija këtu mendova që populli shqiptar e Meriton të zbulojë artin kontemporan jashtë mureve të. Por tani që kam ardhur, besoj se janë artistët e botës që meritojnë të vijnë këtu Shqipërisë në Shqipëri se është vendi i duhur!“,tha ai.
Larmishmëria e shfaqjeve nuk do të jetë e vetmja veçanti e Festivalit, por edhe do të jetë i mundur shkëmbimi i artistëve me audiencën përmes seminareve dhe masterklasave.
Festivali ndërkombëtar i Kërcimit organizohet falë mbështetjes së Ministrisë së ekonomisë e kulturës, bashkisë së Tiranës dhe me partner mediatik Top Channel.