4 Korriku, dita e pavarësisë së Amerikës festohet edhe në Tiranë, me Lori Caffe.
Sheshi Nënë Tereza, një natë më parë u mbush me dashamirës të Lori Caffe, dhe muzikës Rock and roll. Motoristë nga e gjithë Shqipëria pasi parkun mjetin e tyre u ndalën tek sheshi Nënë Tereza për të festuar Pavarësinë e Amerikës vendit të demokracisë. Të pranishmit patën mundësi të provojnë dhe produktin e ri të Lori Caffe.
Lori Macchiato është një kafe e ftohtë që të freskon, të zgjon e të mbush me energji, me një shije të veçantë dhe të pasur. Të ftuarit qe duan shpejtësinë, prefeksionin e freskisë e gjeten tek Lori Capuccino, që ofron një eksperiencë të paharrueshme me shijen e saj të butë dhe të ftohtë.
Një pije ideale për të qëndruar fresh gjatë ditës. Festimet vijuan gjer në mbrëmje ku valëviteshin flamujt amerikanë në nder të ditës së pavarësisë./TCH