Si çdo recetë edhe përgatitja e bakllavasë kërkon përkushtimin e duhur. Duhet treguar veçanërisht kujdes edhe për sherbetin pasi është një nga elementët më të rëndësishëm që i jep shijen karakteristike. Nëse sherbeti i bakllavasë bëhet shumë i hollë, atëherë petat do të zbuten më shumë seç duhet. Nga ana tjetër nëse sherbeti del i trashë, bakllavaja humbet shkriftësinë e saj dhe ngurtësohet.
E dini që kripa është sekreti kundër ngrirjes së sherbetit? Ky produkt ka një aftësi që duhet patjetër tek ruajtja e bakllavasë për një kohë të gjatë. Shumë shpesh na ka ndodhur që edhe pse kemi ndjekur me përpikmëri këshillat e recetave, sherbet i bakllavasë ngrin. Kështu bakllavaja ngurtësohet dhe mezi mund ta ndash me thikë për ta shërbyer. Nëse doni që të shmangni këtë problem, mjafton të shtoni tek sherbet juaj 1/3 e lugës së çajit me kripë. Kripa parandalon sheqerin të ngrijë dhe kështu bakllavaja juan qëndron e butë dhe perfekte për më gjatë.
Gjatë festave të fundvitit është e kuptueshme që të shtoni pak në peshë sepse askush nuk mund t’i rezistojë tryezës plot me ushqime të shijshme dhe sigurisht shumë kalorike. Por, mos u bëni merak sepse ato kilogramë siç fitohen aq shpejt po aq shpejt edhe mund të hiqen nëse ju nisni të ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor. Ne ju njohim në këtë link me disa këshilla të vlefshme se si të ktheheni në formën tuaj të mëparshme fizike.