Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.
Para pak ditësh Semi ka festuar ditëlindjen, por duket se festat e ditëlindjes nuk kanë mbaruar akoma. Me anë të postimeve në Instastory bukuroshja na tregon se ende po e feston ditën e saj të lindjes me shoqëritë e saj dhe kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, ku dhe ka ndarë një foto me ne dhe nën shoqërinë e Bora Zemanit.
Beyonce e ka treguar tanimë prej kohësh se ka një pëlqim shumë të madh për stilistët shqiptarë. Në daljen e saj më të fundit diva e muzikës pop është shfaqur e veshur me një nga krijimet e stilistes Lena Berisha. Por, duket se një model shumë të ngjashëm e ka veshur pak kohë më parë Semi Jaupaj dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë e eemocionuar në rrjete sociale.